13 viktima me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 1480 teste të bëra më 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 103 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.071 raste, prej të cilëve 147.043 janë shëruar, kurse 5.342 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.686 raste aktive me virusin korona./TV21

Back to top button