Sejdiu lë gjykatën për Universitetin e Prishtinës

 

Bekim Sejdiu, Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese ka dhanë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit. Dorëheqjen e ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese përmes një komunikate për media, ku kanë treguar se dorëheqja e Sejdiut është bërë me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës. Gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale./21Media 

Back to top button