13 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2 mijë e 691 testime, nga të cilat janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë nga: 48  në Shkup, 10 në Kumanovë, Manastir-8, Radovish-8, Kërçovë-7, Dibër-5, Shtip-3, Kavadar-2, Resnjë-2 dhe nga 1 në Tetovë, Koçan, Vallandovë, Strumivë, Shën Nikollë, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenica.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 111 pacientë të shërua dhe 13 të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.169 pacientë, ndërsa prej tyre 147.301 janë shëruar dhe 5.369 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.499./21Media

Back to top button