Zinedine Zidane lë Real Madridin për herë të dytë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dorëzuar detyrën e tij në këtë klub për herë të dytë, pasi në maj të vitit 2018, la vendin bosh për t’u rikthyer përsëri 10 muaj më vonë.

Klubi futbollistik, Real Madrid, dështoi për të fitur një trofe këtë vit, ndërkohë që sa i përket largimit të Zidanes, ata u shprehen falënderues për punën e tij për klubin, për profesionalizmin, dedikimin dhe pasionin ndër vite.

“Ai është i vetdijshëm së ka një vend në zemrën e fansave të Real Madridit dhe do të ketë gjithmonë një shtëpi në Real Madrid”, tha klubi në komunikatë.

Ai është menaxheri i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve tre herë. E ardhmja e tij ka qenë temë diskutimi në konferencat për shtyp në Spanjë këtë sezon.

Ndër të tjera, besohet se Real Madrid e ka gati tashmë zëvendësimin./21Media