13 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, 13 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri.
Ndërsa nga 4 mijë e 64 testime të kryera, janë konfirmuar 295 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: 162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.
Janë shëruar 1 mijë e 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154 mijë e 694 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 10 mijë e 841 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë./21Media

Back to top button