13-vjeçarja thyen rekordin botëror për truket magjike nënujore

Një vajzë 13-vjeçare kombinoi dashurinë e saj për zhytjen në skuba me pasionin e saj për magjinë dhe theu një rekord botëror duke u futur në librin e rekordeve Guinness.

Ajo arriti të bëj 38 truke në 3 minuta ndërsa ishte nën ujë.

Avery Emerson Fisher veshi pajisjet e saj të skuba dhe hyri në rezervuarin e tunelit në Akuariumin e Gjirit në San Francisko.

Fisher u regjistrua duke kryer 38 truke magjike në tre minuta ndërsa ishte zhytur në ujë, duke thyer rekordin e 20 trukeve të vendosura nga magjistari britanik Martin Rees në vitin 2020.

Fisher ka 12 certifikata të zhytjes në skuba dhe ka qenë në më shumë se 30 zhytje në oqean.

Ajo tha se shpreson se Rekordi i saj Botëror Guinness do të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e oqeanit dhe do të frymëzojë më shumë njerëz që të merren me zhytje në skuba./21Media

Back to top button