Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 117 raste të reja pozitive. Brenda 24 orëve në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 5 persona, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 556.

Kurse, 131 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj./21Media