Në 24 orët e fundit 5 persona vdiqën nga Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit kanë vdekur 5 persona nga koronavirusi. Me këto viktima numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovës ka arritur në 556.
IKSHPK-ja bënë të ditur se në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 117 raste të reja me koronavirus, derisa 131 persona janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. /21Media