14 çmimet e Festivalit “Etno Fest”

Ka përfunduar dje edicioni i 12-të i Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale “Etno Fest”, në të cilin janë ndarë 14 çmime.  Për 1 javë radhë, publiku, artistët, dashamirët e artit, kanë pasur rastin të shijojnë vepra të shumta arti nga piktorë, skulptorë grafistë, artistë të mozaikut, fotografi, eksponate etnografike, kostumografi.
Në mbyllje të edicionit Juria profesionale në përbërje: Zana Hoxha-kryetare dhe Ilir Harxhi e Dylaver Kryeziu-anëtarë, kanë ndarë 14 çmime për të nominuarit në kategoritë: shfaqje teatrore, performanca kontemporane dhe performanca etno-muzikore.
I. Në kategorinë e shfaqjeve teatrore u ndanë shtatë çmime:
1. Çmimi special i Etno Festit: Bajrush Mjakut për rolin e tij në shfaqjen “Fuego” nga Teatri Adriana Abdullahu dhe “Sythi”.
2. Çmimi i karierës: Bajrush Mjakut për veprimtarinë e tij të bujshme teatrore të çmuar edhe në përmasa ndërkombëtare.
3. Regjia më e mirë: Kushtrim Koliqit për shfaqjen “Babai dhe Babai” nga “Intergra”.
4. Aktorja më e mirë: llire Vinca, Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Intergra”.
5. Aktori më i mirë: Bujar Ahmeti, Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Intergra”.
6. Shfaqja më e mire: Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Intergra”.
7. Skenografi më i mire: Bekim Korça për shfaqjen “Burrneshat” nga Teatri I Gjilanit.
II. Në kategorinë e performancave kontemporene dhe etno performancave u ndanë shtatë çmime:
1.  Performanca më e mirë: duetit të balerinëve Fatmir Smani dhe Mergime Morina nga baleti ” Romeo e Xhulieta” i Baletit Kombëtar të Kosovës.
2. Etnopermormanca më e mire: Etno ansambli ” Malsori” nga Gjonaj i Hasit.
3. Etnoansambli më i mirë: “Kuvendi i Zallë – Dardhe” nga Dibra, (Shqipëri).
4. Valltarja më e mirë: Albana Ademi nga “Anamorava”, Viti.
5. Vallëtari më i mirë: Binjakët Bledon e Bleart Krasniqi nga “Shqipet e Drenicës”, Drenas.
6. Këngëtari më i mirë: Edmon Përnezha nga ansambli “Kuvendi Zall Dardhë”, Dibër.
7. Këndimi me i mirë: Kori i Fëmijëve dhe Grave “Okarina” Prishtinë.
“Në skenat e bukura të etnokompleksit u luajtën shfaqje të shumta teatrore, baleti dhe dansi, performanca të shumta muzikore tradicionale, operistike e deri te muzika kontemporane; debate, promovime librash, performanca poetike, filma dokumentarë…Dhe pas programeve zyrtare, publiku pati mundësi të shijojë muzikë qejfi e ushqime tradicionale deri në orët e vona.”, është shkruar në njoftimin e faqes zyrtare të Festivalit në Facebook.
Festivali “Etno Fest” që 12 vjet mbahet në fshatin Kukaj të Prishtinës./21Media

Back to top button