14 persona të arrestuar për 24 orë në Kosovë

Mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve në Kosovë janë arrestuar 14 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa sa i përket numrit të aksidenteve, Policia njoftoi se janë shënuar 35 aksidente, 16 prej tyre me të lënduar, kurse me dëme materiale 19. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.

1 mijë e 128 është numri i tiketave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të komunikacionit./21Media

 

Back to top button