Haradinaj përkujton Jashar Salihun
Haradinaj ngrit lartë figurën e gjeneralit
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi Jashar Salihun në 19-vjetorin e vdekjes.
Haradinaj tha se ndihet krenar që është njohur me Salihun, ndërsa e cilësoi atë si intelektual që tërë jetën ia kushtoi përpjekjes për liri.
“Jashar Salihu, intelektual që tërë jeta e tij ishte përpjekje për liri. Në vitet e lavdisë, ai ishte ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krenohemi që e njohëm. Shembulli i tij do mbetet gjatë në kujtimin e shqiptarëve”, shkroi Haradinaj.
Salihu ishte përfaqësuesit të parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër, dhe njëherësh ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”./21Media