14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, nga 317 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 169.
Në Kosovë janë 65 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 829 mijë e 169 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 102 mijë e 787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button