14 raste pozitive me COVID-19 të premten

14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, nga 736 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 359.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 438./21Media

Back to top button