14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga 1.696 testime, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.  Në total numri i rasteve aktive është 444.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës. Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Back to top button