Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Cramon: Mosftesa për Kosovën gabim i Administratës Biden

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e përhershme për Kosovën Viola Von Cramon vlerëson se Kosova ka merituar të jetë pjesë e Samitit për Demokraci, që do të mbahet më 9 e 10 dhjetor në SHBA.
Sipas saj mosftesa për Kosovën është një gabim i i Administratës Biden, për të cilin ajo shpreson se do përmirësohet.

“Pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samit, por nuk e kuptoj cilat arsye të sigurisë e pengojnë pjesëmarrjen. Ky është gabim i qartë nga Administra Biden që shpresoj se ende mund të rregullohet”, ka shkruar Cramon në një përgjigje në Twitter në postimin e analistit politik, Agon Maliqi./21Media


 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button