14 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që qenë i prekur me Covid-19, ndërsa, nga 2.876 testime të realizuara, 14 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 2 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë infektuar 155.797 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.126 persona, ndërkaq kanë vdekur 5.487 pacientë. Ndërkohë, raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 184, shkruan TV21./21Media

Back to top button