14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë shënuar edhe 14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Janë kryer 502 testime dhe viktima nuk ka.
Gjithsej raste aktive në vend janë 356.
Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa 33 qytetarë janë shëruar.
Shqipëria ka gjithsej 275.191 raste me koronavirus, 271.339 të shëruar, 356 raste aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.496 pacientë./21Media

Back to top button