Forcat ruse deportojnë 40 mijë civilë nga Mariupoli për në Rusi

Forcat ruse deportuan pothuajse 40,000 njerëz nga Mariupol në Rusi, sipas kryebashkiakut të Mariupolit Vadym Boichenko.
“Ne kemi verifikuar tashmë listat e atyre që u deportuan nga Mariupol në Rusi ose në të ashtuquajturën DPR. Gati 40 mijë persona. Tani ata kanë filluar t’i fshehin këto lista. Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të verifikojmë gjithçka për momentin, por ne po vazhdojmë punën”, tha Boichenko.
Ushtria ruse “e çon popullsinë vendase në periferi të Rusisë, në Lindjen e Largët ose në Siberi dhe atje ata i përdorin për punë të ndryshme,” tha Boichenko, duke shtuar se banorëve të Mariupolit u lëshohet një certifikatë zhvendosjeje dhe janë të përfshirë në “poshtërim punë”./21Media

Back to top button