14 të vdekur, mbi 2 mijë e 500 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 2.541 raste të reja.
“Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.”, ka informuar ministria.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 23.845.
Siç ka informuar MSh, në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
May be an image of text

Back to top button