Gjyqtarët dhe punonjësit serbë në Veri e bojkotuan punën
Gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb në Gjykatën Themelore në Mitrovicës sot nuk janë paraqitur në vendin e punës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka deklaruar se me vëmendje po i përcjell këto zhvillime dhe se është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet.
“Shpresojmë se së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës.”, ka bërë të ditur KGJK.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot një konferencë për media e ka quajtur të pa papranueshëm bojkotimin e punës nga komuniteti serb, që siç ka thënë ajo për shkak të vendimeve, qoftë të pushtetit ekzekutiv apo gjyqësor.
Haxhiu ka sqaruar se bojkotimi i punës vjen për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të I.T., për nxitje të urrejtjes.
Haxhiu ka deklaruar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të marrë masa në raport me bojkotin, ngaqë, siç ka shtuar ajo, askush që paguhet me taksat e qytetarëve s’mund të bojkotojë punën.
Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët dhe punonjësit e komunitetit serb e bojkotojnë punën, pasi që bojkotim të punës kishin bërë kur ishte vendosur taksa ndaj Serbisë./21Media