14 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit, nga realizimi i 3 mijë e 44 testimeve, janë regjistruar 718 raste të reja me koronavirus.
Nga rastet e reja, 95 janë riinfektime.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1 mijë e 244 të shëruar dhe 14 viktima.
Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur me diagnozë nga COVID-19, janë paraqitur edhe 8 viktima të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 12.01.2022 deri më datë 22.01.2022.
Në Maqedoni janë 20 mijë e 20 raste aktive me COVID-19./TV21

Back to top button