Xeni ka disa fjalë për gruan e tij: Bashkëudhëtarja e ime e jetës…

Në familjen e këngëtarit shqiptar, Shkelzen Jetishit-Xenit sot ka arsye për festë pasi që gruaja e tij, Valbona feston ditëlindjen.
Me këtë rast, Xeni ka bërë një urim të veçantë për gruan edhe në rrjetet sociale. Ai në Facebook ka publikuar një fotografi përmes të cilës i ka uruar asaj më të mirat.
“Bashkeudhetarja e ime e jetës… urime ditëlindjen, shëndet e mbarësi e festofshim, gjithmonë së bashku…..të dua….”, ka shkruar Xeni poshtë fotografisë.

Xeni ka vite që është i martuar me Valbonën, së bashku kanë tre fëmijë një vajzë dhe dy djemë.

Sa i përket punës javën e kaluar, Xeni ka njoftuar se këtë vit ka vendosur të pauzojë dhe ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore.
“Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm dhe pas intervenimit kirurgjik që kam pasur, në konsultim me mjekun, kam vendosur që këtë vit të pushojë dhe t’i anulojë te gjitha aktivitetet e mija muzikore”, ka shkruar Xeni në Facebook.
Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme./21Media

Back to top button