14 viktima nga COVID-19
Në Kosovë janë regjistruar edhe 14 viktima nga Covid-19.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar edhe 259 raste të reja me koronavirus, shifer kjo që bazohet në 5.505 mostra të testuara.
Në 24 orët e fundit është raportuar se janë shëruar edhe 870 pacientë nga Covid-19 ndërsa, 17 mijë raste janë aktive.
Minstria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës. Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?