140 punëtorë teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë

Rreth 140 punëtorë teknik të shkollave në komunën e Prishtinës kanë hyrë në grevë, shkaku i mungesës së kontratave të reja të punës, që nga 1 prilli.

Njoftimi u bë nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës.

“Këta nuk do të kryejnë shërbime për këto shkolla, se çka do të ndodhë me higjienën e shkollave, këtë më si miri e dinë nga Komuna e Prishtinës, e cila për ne është e papërgjegjshme në punën e tyre”, thuhet në njoftim.

Back to top button