Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Vushtrri

Sot rreth 11:30 policia në Vushtrri ka pranuar informatën se në rrugën “Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete një 30-vjeçar.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjeksësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button