141 pacientë me oksigjenoterapi nëpër spitalet e Kosovës

Në Klinikat COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme janë në trajtim 216 pacientë me COVID-19. 215  prej tyre siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 1 pacientë post-COVID-19.
Bëhet e ditur se 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjakovës, 19 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë
Aktualisht në Kosovë janë 34 mijë e 208 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona kurse, janë regjistruar 1 mijë e 593 raste të reja me koronavirus. /21Media

Back to top button