Kamioni godet shtyllën e urës në Korroticë të Epërme, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 09:30 te Parku Industrial, në Korroticë të Epërme. Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 09:30 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, te Parku i Biznesit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), dyshohet si shkak i kushteve të rrugës drejtuesi i automjetit ka humb kontrollin dhe ka goditur këmbët e urës”, ka thënë Krasniqi.
Megjithatë, zyrtarë nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për portalin rtv21.tv kanë thënë se të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
“Edhe pse pati reshje bore pa ndërprerë, kompanitë e mirembajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e MI-së./21Media

Back to top button