“Luna Parku” do të rindërtohet

Projekti do të realizohet në disa faza

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ka bërë ekspertizë për punët ndërtimore që kanë të bëjnë me ndërtimin e parkut të ri  argëtues në Parkun e Qytetit. Me këtë park të ri do të ndërtohet infrastrukturë e re, objekte të tjera dhe do të vendosen rekuizita argëtimi, ndërsa ky projekt do të realizohet në disa faza. Ky park do të gjendet në lokacionin e “Luna Parkut” duke mos e shkatërruar gjelbërimin në Parkun e Qytetit, shkruan tv21.tv

Në suaza të këtij projekti i cili ka të bëjë me ndërtimin e parkut argëtues në Shkup, do të vendosen gjithsej 72 rekuizita, nga të cilët, 3 rekuizita që shkaktojnë rritjen e adrenalinës, 6 rekuizita për familjet dhe 18 për fëmijë, luhatëse, toboganë, rrotulluese dhe përmbajtje të tjera për argëtim dhe rekreacion./21MedPaia

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button