Sulmohet shoferi i kryetarit të Vushtrrisë

Sulmuesi është ndaluar nga policia për 48 orë

Sot paradite në kabinetin e kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku është kërcënuar shoferi i kryetarit. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku kërcënimi ka qenë vetëm verbal. Aty thuhet se sulmuesi është personi i njëjtë i cili ka kërcënuar para një muaji edhe kryetarin Mulaku.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se Policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.

Sipas Zahitit, sulmuesi është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button