15 filma të përfunduar gjatë vitit 2022

Gjithsej 15 projekte filmike të përfunduara gjatë vitit 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Projektet filmike janë 4 të metrazhit të gjatë artistik, 3 të metrazhit të shkurtë, 3 dokumentarë, 4 koproduksione minore dhe 1 post-production.
Vlera totale e mbështetjes së këtyre projekteve nga Ministria e Kulturës është 902,250.00 euro./21Media

Back to top button