15 shoferë u arrestuan në flagrancë 

15 shoferë janë arrestuar në flagrancë gjatë javës që lamë pas në Fier. Sipas policisë, ata janë arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, siç ka njoftuar policia, janë pezulluar 88 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 82 për tejkalim të normave të shpejtësisë.
“Janë vendosur 2121 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon: 905 masa për tejkalim shpejtësie; 235 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 11 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkolit. 21 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 153 masa për përdorimin e aparatit celular; 322 masa për parakalime të gabuara; 143 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; 336 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button