Magath: Kam pasur bisedime me kombëtaren e Kosovës, preferojë të punojë në Kinë
Ish-trajneri i Bayernit, Felix Magath është aktualisht në kontakt me një ekip kombëtar dhe mund të punojë sërish si trajner.
Magath ka folur për të ardhmen e tij duke zbuluar se ka qenë në kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Një angazhim jashtë vendit është veçanërisht tërheqës për 68-vjeçarin.
“Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Ka njerëz të përkushtuar në punë atje. Por, unë do të shkoja sërish në Kinë. I di kufijtë e mi edhe si trajner”, tha Magath për Kicker.
Magath punoi si trajner nga qershori i vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2017 në Shandong Luneng në Kinë. Ai drejtoi Bayernin nga viti 2004 deri në fillim të vitit 2007.
Por, derisa FFK të bëjë përzgjedhjen e trajnerit të ri, nga klubet e ndryshme evropiane vijnë sinjale mjaftë pozitive nga lojtarët e Kosovës, të cilët po bëjnë paraqitje dinjitoze dhe që japin shpresë për Kosovën si dhe për trajnerin e ri që mund ta drejtojë atë./21Media