15-vjeçari në Spanjë vrau prindërit dhe vëllain pas një grindjeje për notat

 
Një djalë 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë me dyshimin se vrau prindërit e tij dhe vëllain 10-vjeçar pas një grindjeje për notat e tij të dobëta në shkollë, tha policia të shtunën.
Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje në një zonë rurale jashtë Elche, rreth 20 kilometra nga qyteti port juglindor i Alicante.
Nuk u zbulua deri në mbrëmjen e së premtes nga një e afërme e cila shkoi për t’i kontrolluar ata, tha një zëdhënës i policisë.
“Gruaja, motër e viktimës, shkoi në shtëpinë e tyre sepse nuk kishte dëgjuar asgjë nga familja dhe atëherë nipi i saj i tha se kishte vrarë babanë, nënën dhe vëllanë e tij”, tha ajo për AFP, duke thënë se ajo kishte thirrur policinë që konfirmoi gjetjen e tre trupave brenda shtëpisë.
Më pas policia arrestoi adoleshentin, “një të mitur 15-vjeçar”, i cili kishte tre ditë vetëm në shtëpi me kufomat.
Ai u tha atyre se “kishte debatuar me nënën e tij për notat e shkollës” më pas përdori pushkën e gjuetisë së babait të tij për ta vrarë atë, pastaj vëllain e tij 10-vjeçar dhe më vonë babain e tij./21Media

Back to top button