150 shujta në javë për fëmijët në Handikos

Shujtat do të përgatiten nga kuzhina e komunës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ofron 150 shujta të ngrohta në javë për fëmijët në Handikos të pergaditur nga Kuzhina Qendrore e komunës.

“Fëmijë me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës.Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre”, bëhet e ditur në komunikatën e komunës së Prishtinës.

Siç theksohet se komuna e Prishtinës është duke punuar vazhdimisht për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit  që kërkojnë kujdes të veçantë. /21Media

Back to top button