Pastrohen dhjetëra deponi

Lladrovci ka thënë se për të pasur një ambient të pastër duhet të kontribuojnë të gjithë qytetarët që mbeturinat t’i hudhin në vendet ku është e lejuar

Me moton “Për një mjesdis të pastër”, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, ka organizuar aktivitet për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive ilegale në vendbanime me rastin e shënimit të Ditës së Tokës.

Ky aktivitet ka nisur fillimisht në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”, ku aksionit i është përgjigjur kreu i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, drejtoresha e DSHPE-së, znj. Lumnije Krapi, zyrtarë komunal, përfaqësues të organizatës CEDE, asambleist të Kuvendit Komunal, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Kryqi i Kuq, Ndërmarrja “Pastrimi”, Stacioni Policor në Drenas, KFOR-i, të rinj nga Drenasi, Ndërmarrja e “Ferronikelit” dhe 11 Operator Ekonomik të Komunës së Drenasit që ishin; “Al-Trade”, “Korabi”, “Trasing Group”, “Vrellaku”, “Valdrini”, “Fer-Petrol”, “A&I Inginierig”, “Blinaja-Am”, “G-Ing”, “Shala.M” dhe “Kastrati-L”.

Ne kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, janë pastruar dhjetra deponi ilegale në vendbanimet, Tërstenik I dhe II, Shtuticë, Gllobar, Çikatovë e Vjetër dhe Çikatovë e Re, Drenas, Komoran I, II dhe III, Llapushnik, Nekoc, Negroc, Arllat, Korroticë e Epërme, Zabel i Epërm, Sankoc dhe vende të tjera ku ne secilin vendbanim janë larguar nga 3 e më shumë deponi ilegale.

Kryetari i Komunës,Ramiz Lladrovci, gjatë aksionit të pastrimit, ka përgezuar iniciativën për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive ilegale dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë ambientin.

“Komuna e Drenasit ka identifikuar 137 deponi ilegale dhe ato janë duke u pastruar, jo vetëm në shënimin e kësaj dite, por edhe nga kompania e kontraktuar nga Komuna. Fatmirësisht Komuna jonë ka shënuar përmirësim ne ruajtjen e mjedisit, ku tani shërbimi i menaxhimit të mbeturinave është shtrirë në gjithë territorin e Komuëns, ndërsa kanë pranuar këtë shërbim mbi 70 për qind e qytetarëve, mirëpo nuk duhet të jemi të vetëkenaqur, pasi që për të pasur një ambient të pastër duhet të kontribuojnë të gjithë qytetarët që mbeturinat t’i hudhin në vendet ku është e lejuar”, ka thënë kryetari Lladrovci./21Media

Back to top button