Laura Berisha, ndërmarrësja më e re në Kosovë

Puna e Laurës është e tëra punë dore

Një vajzë e re nga Prishtina, Laura Berisha ka pakë kohë që i ka hyrë fushës së ndërmarrësisë, ajo po merret me disa dizajnime të reja të cilat kanë munguar në tregun tonë, shkruan rtv21.tv

Puna e Laurës është e tëra punë dore, dizajnimi i çorapeve rrjetë dhe llojeve të tjera. Ajo thotë se ka gjetur hapësirë të madhe në tregun vendor.

“Unë me profesion jam ekonomiste e diplomuar, gjithashtu jam në nivelin e dytë në Shoqatën e Auditorëve dhe Kontabilistëve të Certifikuar. Gjithmonë më ka pëlqyer me u marr me art,  gjithmonë e kam shprehur atë kreativitetin  tim kudo që kam qenë, nëse kam pasur inspirim për diçka”, ka thënë Laura për reportazhin e emisionit Start Up të RTV21.

Fillimisht ideja e saj ishte të punojë disa dizajno për vete, të cilat më pas i kishte publikuar në rrjetet sociale dhe vajzat që i kishin parë fotografitë, kishin filluar t’i kërkonin nga Laura këto punime.

Trendi i ashtuquajtur fishnet që ka bërë bujë në të gjithë botën, magjepsi Laurën, e cila filloi shumë rastësisht këtë rrugëtim.

“Në mëngjes mi pa mami dhe tha tepër bukur, më tha menjëherë vazhdo dhe bëri edhe tjerat, i qita në Facebook tri punime”, ka shtuar Laura.

Rrëfimin e plot të Laurës, mund ta ndiqni në videon e bashkangjitur./21Media

 

Back to top button