154 të shëruar nga Covid-19 për një ditë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 është shënuar një rast i vdekjes.

Ndërkaq, gjatë kësaj kohe janë shënuar 119 raste të reja, si dhe 154 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 362./21Media

Back to top button