159 të zhdukur nga shembje e ndërtesës

 
Zyrtarët thonë se numri i njerëzve të listuar si të zhdukur pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe në qytetin amerikan të Miami është rritur në 159
Katër persona raportohet se kanë vdekur.
Kryebashkiaku i Miamit thotë se ata “ende kanë shpresë” për të gjetur të mbijetuar. Ekipet e kërkimit që punojnë gjatë gjithë kohës kanë raportuar se kanë dëgjuar njerëz poshtë rrënojave.
Se çfarë e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembetnë mëngjesin e së enjtes mbetet e paqartë, transmeton rtv21.tv.
Presidenti Joe Biden ka miratuar një deklaratë emergjence për Floridën, që do të thotë se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave  do të ndihmojë agjensitë shtetërore në përpjekjet e ndihmës.
Gjatë natës, qindra shpëtimtarë përdorën kamera hidrosanitare dhe qen të stërvitur posaçërisht ndërsa pastronin rrënojat për të mbijetuarit. Ekipet po tunelonin nga një parking nëntokësor poshtë ndërtesës në një përpjekje për të arritur viktimat./21Media

Back to top button