16 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
21 Gusht 2020
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19.
Sipas njoftimit të këtij spitali, 2 pacientë janë në respirator, 43 janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa, 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 224 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media