Në Spitalin e Gjakovës 54 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, ku prej tyre 35 kanë rezultuar me Covid-19.

Kurse, 31 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 2 janë në CPAP maskë.

E nga stafi i spitalit, 6 mjekë, 14 infermierë dhe 2 staf mbështetës janë infektuar me Covid-19.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se 8 pacientë të tjerë janë në pritje të rezultatit, 9 do të testohen si dhe 2 pacientë kanë rezultuar negativ me Covid-19./21Media