16 skuadrat që u kualifikuan tutje në Kupën e Kosovës

Të mërkurën dhe të enjten janë zhvilluar ndeshjet e kësaj fazes 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Favoritët kanë kaluar tutje, ndonëse disa me shumë vështirësi ndaj skuadrave më inferiore.
Skuadra e vetme e Superligës së Kosovës në futboll e cila nuk arriti të kalonte as pengesën e parë ishte Feronikeli që pësoi nga Fushë Kosova pas penalltive.
Ndërsa “pesëshja e madhe” siguruan plasmanin tutje, me Dritën e cila vuajti më shumë, pasi iu deshën edhe vazhdimet kundër Drenasit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.
Më poshtë janë të gjitha skuadrat që kaluan rrethin e parë të Kupës së Kosovës:

Ballkani

Gjilani
Drita
Llapi
Prishtina
Dukagjini
Ulpiana
Malisheva
Drenica
Fushë Kosova
2 Korriku
Ferizaj
Arbëria
KEK-u
Ramiz Sadiku
Onix.

Back to top button