16 të lënduar dhe 5 të zhdukur nga shpërthimi në Leverkusen

Numri i të lënduarve arriti në 16-të dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në Leverkusen të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane, ndër të lënduarit, disa prej tyre kanë lëndime të rënda dhe disa më të lehta.
Gjersa autoritetët po bëjnë vazhdimisht apel që banorët e zonës të qëndrojnë të mbyllur, njësitet përkatëse po vazhdojnë kërkimin e atyre që rezultojnë të zhdukur.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 9:40, menjëherë pasi njësiti policor u informua, banorëve iu kërkua të shkonin në dhoma dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.
Për shkak të dëmit të madh, rruga kryesore në afërsi të Leverkusenit u mbyll./21Media

Back to top button