Rizvanolli: Tranzicioni energjetik një proces i paevitueshëm

 
Është mbajtur sot “Forumi solar i Kosovës 2021”, me ç’rast u theksua se tranzicioni energjetik është një proces i paevitueshëm dhe tejet i rëndësishëm për të ardhmen e sektorit energjetik në Kosovë.
Ky forum që është organizuar nga Ministria e Ekonomisë në mbështetje të USAID, do të mbledhë në një vend edhe kompanitë që merren me zhvillimin dhe instalimin e solareve në Kosovë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në hapje të këtij forumi u shpreh se tranzicioni energjetik është një proces i paevitueshëm dhe tejet i rëndësishëm për të ardhmen e sektorit energjetik në Kosovë.
Ajo tha se të gjitha vendimet rreth sektorit të energjisë do të kenë prioritet qytetarin dhe zhvillimin e sektorit privat.
Derisa tha se qëllimi i këtij forumi është që do të merren parasysh të gjitha nevojat e sektorit privat në fushën e energjisë solare.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të misionit të USAID, Gezim Hysenagolli, tha se do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në të gjitha fushat që ajo ka nevojë.
Gjatë ditës do të zhvillohen edhe sesione të ndryshme, që në fokus kanë informatat për gjendjen si dhe potenciali që Kosova ka për energji solare.

Back to top button