16 të vdekur dhe 21 të lënduar nga një aksident trafiku në Turqi

Të paktën 16 persona raportohen se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gaziantep të Turqisë. Po ashtu mediat turke raportojnë se janë lëndar 21 persona.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit me autoambulancën e parkuar dhe zjarrfikësit të cilët kishin ardhur për të ndërhyrë në një aksident që kishte ndodhur paraprakisht . E përfshirë edhe edhe një veturë e një agjencie turke të lajmeve IHA.
Mediat turke raportojnë se mes të vdekurve janë 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë./21Media

Back to top button