16 viktima dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 25 raste të reja nga 1 mijë e 16 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 408 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 16 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë realizuar 741 mijë e 21 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 154 mijë e 51 persona.

Nga personat e infektuar, 138 mijë e 370 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 5 mijë e 109 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 10 mijë e 572./TV21

Back to top button