16 viktima dhe 333 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

 
Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2 mijë e 440 testime, kurse pozitivë kanë rezultuar 333 persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 376 pacientë, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 16 persona.
Viktima më e re në moshë është një person 33 vjeç nga Manastiri.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 është regjistruar edhe një viktimë që ka ndërruar jetë më 30 nëntor 2021./21Media

Back to top button