Gjermania “mbyll” të pavaksinuarit

Gjermania ka njoftuar kufizime të reja gjithëpërfshirëse për personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid.
Kancelarja, Angela Merkel thotë se njerëzit e pavaksinuar do të ndalohen nga shumë vende publike, përfshirë dyqanet dhe ngjarjet jo thelbësore, përveç nëse ata janë shëruar së fundmi nga Covid, transmeton rtv21.tv.
“Kultura dhe koha e lirë në mbarë vendin do të jenë të hapura vetëm për ata që janë vaksinuar ose shëruar”, thotë Merkel.
“Ne e kemi kuptuar që situata është shumë e rëndë dhe se duam të marrim masa të tjera përveç atyre të marra tashmë”, shton ajo.
Merkel thotë gjithashtu se një mandat vaksinimi mbarëkombëtar mund të vendoset nga shkurti i vitit 2022, pasi të jetë debatuar në parlament.
Gjermania ka parë një rritje rekord të rasteve të koronavirusit me shkencëtarë dhe ekspertë të kujdesit shëndetësor që kritikojnë qeverinë për marrjen e masave shumë vonë
Pak më pak se 69% e popullsisë së Gjermanisë janë plotësisht të vaksinuar, një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore./21Media

Back to top button