16 viktima nga covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Në Maqedoninë e Veritu janë rregjistruar 50 raste të reja me Covid-19, nga 2.533 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit.

Kanë ndërruar jetë 16 pacientë, ndërsa janë shëruar 133 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 765.984 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 154.937, numri i të shëruarve është 146.632, i të vdekurve është 5.265, kurse numri i rasteve aktive arrin në 3.040./TV21

Back to top button