16 vjeçari arrestohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një i mitur 16 vjeç është arrestuar pasi që dyshohet se kishte në posedim incizime intime mes të miturve.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2022. I dyshuari është identifikuar edhe arrestuar pas një pune hetimore.
Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button