Kaloni te përmbajtja kryesore

Bunjaku e LDK:së i drejtohet PSD-së: Hyni në listen e VV-së keni mundësi me kalu si deputet

(Lajm i përditësuar)

Vazhdon ”përplasja” mes LDK-së dhe PSD-së ”Pse spo pergjigjeni?”

Debat i tensionuar është duke vazhduar në debatin zgjedhor në RTV21  mes përfaqësueseve të LDK dhe PSD, ku në një moment është permenduar edhe ndërprerja e mikrofonave për shkak të replikave të shumta.

Kandidatja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, tha se takimet e partisë së saj me Albin Kurti kanë pasur për qëllim funksionalizimin e institucioneve.

“LDK ka shku në takime me Kurtin, sepse është e interesuar për institucione. Pikërisht për këtë dallojmë shumë, ne garojmë për me udhëheq shtetin”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, përfaqësuesja e PSD-së, Teutë Rrusta, kritikoi partitë opozitare për takimet me Kurtin, duke thënë se ato nuk mund të merren seriozisht nga qytetarët.

Ajo përmendi në veçanti kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar përgjigje të qartë lidhur me një koalicion të mundshëm me VV-në.

“Pse s’po përgjigjeni? Dy shkronja janë. Është legjitime pyetja ime. Nuk po i premtoni qytetarit, pse s’po thoni se nuk shkoni me Kurtin?”, tha Rrusta.

Kandidatja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, shtoi se ”E teprove me këtë vija të kuqe hyni në listen e VV-së keni mundësi me kalu si deputet”.


“PSD po e zëvendëson VV-në”, përplasje e ashpër mes PSD-së dhe LDK-së

Një debat i ”ashpër” është zhvilluar mes kandidateve për deputete nga PSD-ja Teutë Rrusta dhe Valentina Bunjaku-Rexhepit të LDK-së, lidhur me raportin e partive me Vjosa Osmani dhe trashëgiminë politike të Ibrahim Rugova.

Fillimisht,  Rrusta, kritikoi sloganin “Bashkim” të LDK-së, duke thënë se afrimi mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhiku është “mashtrim politik” dhe “bashkim i zorit”.

“LDK e ka sloganin ‘Bashkim’, por ne prej fillimit e kemi thënë se bashkimi i Vjosa Osmanit me Abdixhikun është një mashtrim, një bashkim i zorit”, deklaroi Rrusta.

Ajo kritikoi gjithashtu LDK-në për përmendjen e shpeshtë të Ibrahim Rugovës gjatë fushatës.

“Me e përmend 22 herë Ibrahim Rugovën nuk ka më vështirë, ndërsa për pesë vjet sa ishte presidente, nuk e përmendët shumë Rugovën”, tha ajo.

Ndërkaq, kandidatja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, iu kundërpërgjigj PSD-së duke thënë se kjo parti po i shkon në favor Lëvizja Vetëvendosje me veprimet dhe reagimet e saj.

“PSD e zëvendëson VV-në, sepse të gjitha reagimet dhe veprimet që i bën PSD shkojnë në mullirin e VV-së”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.

Ajo shtoi se PSD po merret më shumë me opozitën sesa me pushtetin dhe nuk ka të drejtë të flasë për “rugovizimin”.

“Kur flitet për rugovizimin, PSD ka të drejtë më së paku me fol për rugovizimin. PSD ka problem më shumë me opozitën sesa me pozitën”, u shpreh ajo.

Bunjaku-Rexhepi mbrojti edhe raportin e Vjosa Osmanit me LDK-në, duke theksuar se presidentja është formuar politikisht brenda kësaj partie.

“Nuk mundet me fol dikush se Vjosa është rikthyer në LDK. Ajo është rritur dhe ndërtuar në LDK”, tha ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button